Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMenaxheri shkodran i përgjigjet Olsi Ramës: Po sot pse nuk fituat?

Menaxheri shkodran i përgjigjet Olsi Ramës: Po sot pse nuk fituat?

Drejtori i pergjithshem i Partizanit duket se e ka bere zakon te ankohet sa here qe luan ndaj Vllaznise dhe nuk merr rezultatin e duhur.

Keshtu ka ndodhur edhe pasditen e sotme kur pas barazimit 0-0 te arritur ne “Elbasan Arena”, ai per mediat u shpreh se arbitri gaboi me nxjerrjen e kartonit te kuq per Bitrin, sepse sipas tij, ky lojtar nuk ben gjeste antisportive.

Dikush tjeter nga kampi i kuq ka fajesuar balten e stadiumit qe u be pale me Vllaznine duke i mohuar dy gola te sigurte. Pikerisht per kete, ka reaguar menaxheri i njohur sportiv Dritan Gjyrezi.

Edhe pas ndeshjes se pare ne Shkoder, ai pat reaguar ndaj Olsi Rames qe u ankonte per futjen e tifozeve ne stadiumin “Loro Boriçi”, tifoze qe sipas tij ndikuan ne dhenien e fitores kuqebluve.

Gjyrezi permes nje statusi ka reaguar edhe sot teksa i kundervihet serish drejtorit te Partizanit dhe per kete ka shkruar ne statusin e tij:

“I nderuar z.Olsi Rama po sot qe skishte tifoza pse s’fitove? Apo e ka fajin shiu se binte vetem nga gjysmefusha e Partizanit?”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments