Florentino Perez është i vendosur që ta transferoj Neymarin në verën që po vjen.

Mediat spanjolle raportojnë se presidenti i Real Madridit ka filluar hetimet mbi jetën private të brazilianit.

Perez dëshiron që ta njoh më shumë Neymarin, rrethin e tij dhe personat që kanë ndikim për ta bindur atë që të kaloj te Real Madridi, përcjell ORAinfo.

Braziliani i kishte refuzuar madrilenët në vitin 2013, duke zgjedhur Barcelonën, mirëpo tani që është pjesë e PSG-s, e do kalimin në ‘Bernabeu’.

Neymar është shënjestra kryesore e Real Mdridit, andaj Perez do të jetë në gjendje që të ofroj 300 milionë euro për transferimin e tij në këtë verë që po vjen.