170 milionë: kjo është shifra e fundit astronomike që mund të përfitojë Lacio nga një transferim i mundshëm i Sergej Milinkoviç Saviç.

Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare ka bërë një punë të shkëlqyer te klubi bardhekaltër, teksa mediat në Itali e cilësojnë si “mbretin” e merkatos.

Një ndër produketet më fantastike të punës së tij është edhe portieri Strakosha, i cili tashmë vlen 18.6 milionë euro, teksa mediat italiane i kanë dedikuar një speciale punës së drejtorit shqiptar.

STRAKOSHA – Një bast i fituar. Në vitin 2012, Lacio e bleu te Panionios, duke shpenzuar rreth 75 mijë euro. Një shumë qesharake, duke parë rritjen e madhe që ka patur portieri i kombëtares sonë.

Pas një viti jo emocionues te Salernitana, klubi roman vendosi t’i jepte besim duke e vendosur si zëvendësues të Marketit. Strakosha ka bërë prezantime të shkëlqyera, teksa në korrikulën e tij është edhe një penallti e pritur ndaj Dibalës.

Rezultati? Sot, Cies e vlerëson 18.6 milionë. Investimi i Lacios, klub që e ka formuar te të rinjtë, është vlerësuar.

MILINKOVIÇ- U transferua te bardhekaltrit për 9 milionë euro, ndërkohë që tashmë shumë klube ofrojnë mbi 100 milionë euro për ta transferuar.

LUIS ALBERTO – Lajmi i ardhjes së tij një vit parë në vend të Kandrevës, ishte befasues për të gjithë tifozët dhe specialistët.

Lacio shpenzoi vetëm 5 milionë euro për të, ndërkohë që tashmë vlera e tij ka shkuar në 40 milionë euro. 8 herë më i madh se ai i shpenzuar nga Lazio.

FELIPE ANDERSON – Dëmtimet e shumta gjatë këtij sezoni kanë ndikuar në uljen e vlerës së kartonit. Lacio e bleu për 7.8 milionë euro në vitin 2013, ndërkohë që verën e kaluar nuk munguan ofertat prej 50 milionë eurosh.

Aktualisht, Observatori i Futbollit CIES e vlerëson atë në vlerën 30 milionë. 3 herë më i lartë se shumë e shpenzuar nga Lacio, kur e mori nga Santos.

ÇIRO IMOBILE- Klubi bardhekaltër e transferoi për 10 milionë euro nga Juventusi, teksa sulmuesi italian e ka shpërblyer mjaft mirë duke shënuar 26 gola dhe dhuruar 6 gola në sezonin e kaluar.

Në sezonin aktual, ai ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar 9 asist. Vlera sipas Cies, sot ka shkuar në 82.4 milionë euro. /vipsport/