Vllaznia barazoi pasditen e sotme 0-0 ne “Niko Dovana” ndaj Teutes, por me shume sesa per dy piket e lena, shkodranet jane te irrituar me arbitrat e ketij takimi. Mosdhenia e dy 11-metersha apo dhe shume momente te tjera te diskutueshme, kane sjelle nje reagim te tyre.
Sikur te mos mjaftonte kjo gje, per “t’i dhene edhe me shume flake” ketij debati, kane sherbyer edhe interpretimet e Bujar Pregjes per rastet e movioles te kesaj ndeshje, kur per te dy rastet e diskutueshme te Vllaznise, deklaroi se ato nuk ishin 11-metersha.
Pikerisht nga kjo gje, ka reaguar edhe menaxheri i njohur shkodran Dritan Gjyrezi qe permes nje postimi ne faqen e “Shkodra Sport” i cili shkruan: “Prandaj jane arbitrat ne kete nivel se kane nje shef si puna e jote”.
Gjyrezi kuptohet qe ka perdorur ironine per te sulmuar Pregjen i cili ne fakt edhe ne raste te tjera nuk ka bere ashtu si duhet moviolen, por per me teper, nisur edhe nga funksioni qe ka ne FSHF, ai nuk duhet te jete fare ne rolin e moviolistit./www.shkodrasport.com/