Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMëneri: Kjo Vllazni të argëton, mëkat që s'i ka tifozët pranë në...

Mëneri: Kjo Vllazni të argëton, mëkat që s’i ka tifozët pranë në këto momente

Suksesi i Vllaznisë dje në Kamëz ndaj Kastriotit që përforcoi edhe më shumë pozitat e kuqebluve në krye të renditjes, por edhe duke i shkaktuar humbjen e parë krutanëve, ka marrë vëmendjen e duhur edhe tek specialistët dhe analistët e futbollit. Njëri prej tyre, gazetari i mirënjohur Fatmir Mëneri, duke folur në “Rubrika Sportive” në lidhje me ketë sukses të skuadrës shkodrane, ka thënë:

“Fitorja e Vllaznisë ndaj Kastriotit ishte shumë e rëndësishme për më tepër që erdhi në një moment kur kuotat e Kastriotit ishin rritur shumë dhe realisht më ka bërë përshtypje jo vetëm fitorja, edhe pse me goleadë, por mënyra si ajo u arrit, qetësia, thjeshtësia me të cilën u luajt kundër një nervozmi të pashpjeguar të lojtarëve krutanë”.

Vllaznia është e para në renditje prej disa javësh dhe për fat të keq, ky sukses vjen në një moment kur nuk mund t’i ketë tifozët e saj të pranishëm në shkallët e stadiumit për ta mbështetur dhe këtë Mëneri e quan një fatkeqësi, për më tepër që skuadra aktuale nën drejtimin e Brdariç, është një skuadër që luan futboll bukur, ashtu siç duan shkodranët.

“Vllaznia mendoj se po e vuan më shumë se të gjithë të tjerët mungesën e tifozëve sepse është një skuadër që tradicionalisht është ndjekur edhe në periudhën kur ka qenë jo fort mirë. Kam parasysh edhe ndeshjen e fundit të kampionatit të para tre viteve me Tiranën, në një stadium të mbushur plot, pra në momente të vështira.

Mendoni se çfarë mund të ishte bërë në momente të tilla që realisht po flet në favor të Vllaznisë. Megjithatë kjo skuadër, i shkon për shtat publikut shkodran, është një skuadër që argëton”- ka thënë Fatmir Mëneri./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments