Niko Kovac këtë fundjavë rikthehet kundër ish-skuadrës së tij, Bayern, kësaj here si trajner i Borussia Dortmund. Tekniku ka vlerësuar shumë bavarezët para “klasikes” gjermane në konferencën për shtyp para takimit:

“Nëse luajmë me shumë frikë në Mynih, do të jetë e vështirë. Të gjitha ekipet që përpiqen vetëm të mbrohen, dështojnë, sepse Bayern ka cilësi. Duhet të mbrohemi mirë dhe gjithashtu të kërkojmë shanset tona për të sulmuar”.

“Duhet të investojmë shumë në Mynih dhe të përqendrohemi te vetja. Sigurisht, ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe për formën e Bayern.

Deri tani, kanë fituar të dhjetë ndeshjet e tyre. Performanca e bavarezëve këtë sezon është unike. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje për renditjen, por jemi të përqendruar te vetja”./teleesport/