Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMERKATO/ Besëlidhja prezanton tre përforcimet e rradhës

MERKATO/ Besëlidhja prezanton tre përforcimet e rradhës

Besëlidhja do te nise fazën e dytë me tre përforcime të reja. Teksa nesër starton faza e dytë e kampionatit, Besëlidhja do të zhvillojë ndeshjen e parë në Lezhë përballë Basanias. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, klubi lezhjan ka zyrtarizuar afrimin e tre futbollistëve të rinj, të cilët pritet të sjellin eksperiencë dhe cilësi shtesë në skuadër.

Severin Rodrigue Onana, 24 vjeç, ka firmosur me Besëlidhjen. Onana vjen si një afrimi premtues, pasi është shpallur kampion në Kamerun me Colombe Sportive dhe pritet të forcojë ndjeshëm repartin e tij.

Pjesë e Besëlidhjes është bërë edhe Flavio Fusha, 17 vjeç, futbollisti më i ri i ekipit. Talenti vjen nga Akademia e Vllaznisë, ku së fundmi është aktivizuar me Vllaznia B, dhe konsiderohet një përforcim me perspektivë për repartin e sulmit.

Klubi ka zyrtarizuar gjithashtu afrimin e Kelvin Oduro, 19 vjeç. I formuar në shkollën italiane të futbollit, Oduro vjen si një vlerë e shtuar për skuadrën lezhjane në vazhdimësinë e sezonit.

Me këto afrime, Besëlidhja synon një paraqitje sa më pozitive në fazën e dytë të kampionatit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments