Eden Hazard mund të jetë një tjetër “galactico”, si pjesë e një operacioni të planifikuar në letër, që e sheh nënshkrimin rekord të “Los Blancos”, potencialisht duke shkuar në drejtim të kundërt. Real Madridi po planifikon një sulm në merkaton e janarit për të siguruar shërbimet e yllit të Chelsea, Eden Hazard.

Për t’ia arritur kësaj gjëje, kampionët e Europës në fuqi po planifikojnë të dërgojnë Gareth Bale në rrugën drejt Londrës, me qëllim për ta “ëmbëlsuar” marrëveshjen, sipas “OKDIARIO”.

Klubi mbretëror spanjoll thuhet se është shumë i prirur për ta sjellë belgun në “Santiago Bernabeu” në janar, në një përpjekje për të ringjallur sezonin zhgënjyes deri tani.

Të bardhët janë aktualisht të gjashtët në La Liga. Dhe ata janë të gatshëm ta thyejnë pengesën prej 100 milionë eurosh, për ta bërë këtë. Bale ka shënuar tre gola në 11 paraqitjet e deritanishme të La Liga-s, teksa ka luajtur vetëm 90 minuta të plota në dy prej këtyre rasteve.