FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMERKATO/ Flori Spahija lë Prishtinën dhe rikthehet te Vllaznia

MERKATO/ Flori Spahija lë Prishtinën dhe rikthehet te Vllaznia

Vllaznia “përfiton” një tjetër përforcim në merkaton e verës. Mbrojtësi 23 vjeçar i cili ka qenë nën kontratë me Prishtinën, ka kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të kësaj të fundit që për arsye familjare por edhe personale të ndërpresë kontratën me to me marrëveshje dhe kështu ka ndodhur.

Si rrjedhojë ai është rikthyer në Shkodër dhe ka gjetur menjëherë akordin me drejtuesit e Vllaznisë. Fillimisht do të jetë pjesë e ekipit Vllaznia “B” ngaqë lista e ekipit “A’ ka qenë e plotësuar, por sipas rregullores do të jetë gjithmonë në vëmendjen e stafit të ekipit të parë dhe në rast nevojë do t’i bashkohet atij.

Padyshim që ky është një lajm i mirë sepse Spahija mund të luajë me sukses si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në krahun e majtë të saj. Për më tepër është një futbollist i formuar tek Akademia Vllaznia dhe që ka qenë pjesë e ekipit të parë të kuqebluve, por një dëmtim i rëndë që pat pësuar në gju, ia ndryshoi rrjedhën e tij.

Por gjërat ndryshuan pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe riaftësimit të plotë, teksa arriti të firmoste me Prishtinën, e cila e huazoi më pas tek Vjosa me të cilën ka luajtur rregullisht duke qenë një nga lojtarët më të mirë të saj. Në fillim të verës ndërkohë u rikthye tek Prishtina duke u vënë nën urdhërat e trajnerit Orges Shehi dhe me këtë skuadër ka zhvilluar edhe fazën përgatitore, çka do të thotë se gëzon një formë të mirë sportive.

Ndërkohë prej pak ditësh është bashkuar në stërvitje me ekipin Vllaznia “B” dhe padyshim që ky është një lajm që e ka gëzuar shumë trajnerin Brikeno Bizi, i cili duket shumë i kënaqur me një përforcim të tillë për prapavijën e skuadrës që ai drejton.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments