Nga Maringlen ZHIVANI
Gjilani ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin shkodran Mehdi Çoba, me marrëveshje të përbashkët mes palëve. Vendimi është marrë në mirëkuptim të plotë, duke i dhënë mundësi 25-vjeçarit që të vijojë karrierën e tij në një ambient ku do të ketë më shumë hapësirë për aktivizim të rregullt. Çoba iu bashkua këtij klubi gjatë verës dhe gjatë periudhës së qëndrimit në Gjilan u aktivizua në tetë ndeshje zyrtare, përfshirë edhe takimet e Kupës. Ndërkohë, përmes një komunikate, klubi i Gjilanit e ka falënderuar futbollistin shkodran për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.
“Njoftim zyrtar | Ndahen rrugët në mirëkuptim me futbollistin Mehdi Çoba
Sport Club Gjilaninjofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Mehdi Çoba, me marrëveshje të përbashkët mes palëve. Vendimi për ndarjen vjen në mirëkuptim të plotë, duke i hapur rrugë futbollistit që të kërkojë një ambient ku do të ketë më shumë hapësirë për aktivizim të vazhdueshëm në vazhdim të karrierës së tij.
25 vjeçari iu bashkua “kuqebardhëve” në afatin kalimtar të janarit, derisa u paraqit në tetë ndeshje zyrtare, duke përfshirë edhe duelin e kupës. Gjatë kësaj kohe, futbollisti shkodran tregoi profesionalizëm dhe përkushtim të lartë për fanellën.
SC Gjilani e falënderon Mehdi Çobën për angazhimin, profesionalizmin dhe korrektësinë e treguar gjatë kohës që ishte pjesë e klubit, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.”


