Mbrojtësi shkodran Elsaid Xhilaj ndryshon skuadër. Ai deri para pak ditësh ka qenë pjesë e ekipit të Rahovecit, ndërsa që prej ditës së djeshme është bërë pjesë e Istogut, një tjetër skuadër që merr pjesë në Ligën e Parë të Kosovës.
23 vjeçari i formuar tek Akademia Vllaznia, prej disa sezonesh po luan në futbollin kosovar dhe tashmë është bërë pjesë e një tjetër skuadre ku është pritur shumë mirë dhe ndërkohë vetë klubi në faqen e tij zyrtare shkruan kështu për përforcimin e rradhës.
“Istogu transferon mbrojtësin Elsaid Xhilaj
FC Istogu ka kënaqësinë të ju njoftojë se kemi nënshkruar kontratë me mbrojtësin Elsaid Xhilaj. Xhilaj transferohet në Istog nga Rahoveci, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Vllazninë e Shkodrës, Vëllaznimin dhe Rilindjen 1974.
Elsaidi është 23 vjeçar dhe luan në pozitën e qendër mbrojtësit. Ne jemi të lumtur që kemi nënshkruar kontratë me mbrojtësin Elsaid Xhilaj”.


