Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Shkon në 10 numri i të larguarve nga bardheblutë, i rradhës...

MERKATO/ Shkon në 10 numri i të larguarve nga bardheblutë, i rradhës mesfushori 26 vjeçar

Qëndrim Ismaili është i larguari i radhës nga Tirana. Lajmi është konfirmuar nga vetë 26-vjeçari, nëpërmjet një postimi në “Instastory”. Ismaili u aktivizua në total 34 ndeshje me fanellën bardheblu, ku mori 2135 minuta në kampionat, 51 në Kupën e Shqipërisë dhe 1 minutë në duelin e “Play Out”-it ndaj Pogradecit.

Në të gjitha aktivizimet ai arriti të shënonte 3 gola. Shqiptari i Kosovës, u bashku me Tiranës, në janar të vitit 2024, nga Gjilani, teksa aventura e tij zgjati 1 vit me skuadrën kryeqytetase.

Me Ismailin shkon në 10 numri i të larguarve sepse më parë bardheblutë kishin njoftuar ndërprerjen e kontratave edhe me Dembele, Zhunior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez

POSTIMI I ISMAILIT: 

Faleminderit KF Tirana për gjithçka që më dhatë gjatë këtij një viti e gjysmë të paharrueshëm. Për çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo sfidë dhe emocion të përjetuar me fanellën bardheblu. Ishte një përvojë e çmuar që më rriti si sportist dhe si njeri.

Mirënjohës për besimin, mbështetjen dhe profesionalizmin. Tani mbetem në kërkim të objektivave dhe sfidave të reja. KF Tirana do të mbetet gjithmonë pjesë e rrugëtimit tim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments