Teuta mposhti sot me rezultatin minimal Bylisin në “Niko Dovana”. Pas sfidës trajneri i durrsakëve, Edi Martini u shpreh tepër i kënaqur me rezultatin dhe se djemtë e meriuan sot 3 pikësishin.

“Ishte fitore e vuajtur, por e dinim do të ishte e vështirë edhe për paraqitjet e fundit që ka bërë Bylisi. Në pjesën e parë ishim më të kujdesshëm, më pas ndërruam skemën dhe por lodhja e lojtarëve duket.

Komplimentoj të gjitha lojtarët që hynë në pjesën e dytë. Normal që kur ke çdo ndeshje lojtarë të njëjtë është pak problem, ndërsa Bylisi kishte futbollistë të freskët, por e rëndësishme është fitorja pasi ata dhanë maksimumin, djemtë e merituan sot fitoren, por edhe nëse do dilnim me një pikë sdo të ishte problem.

Ne kemi luajtur 3-5-2 pothuajse çdo ndeshje. Në pjesën e dytë shtymë Kuron nga krahët, ndërsa Kotobellin mbrojtës të majtë, është thjesht lodhja nga ndeshjet e ngjeshura, dhe nuk i fajësoj fare djemtë”, u shpreh Martini gjatë një pronocimi për “Oversport”.