Lacio mund të transferojë në radhët e tij qendërmbrojtësin e Shqipërisë Marash Kumbulla. Sipas “Corriere dello Sport”, bardhekaltrit janë të gatshëm t’i ofrojnë Veronës lojtarin më të kushtueshëm të përfaqësueses së Kosovës, Valon Berishën. Mesfushori i sjellë me bujë në verën e 2018 nga austriakët e Salzburgut thuajse është i lënë jashtë planeve të ardhshme të kryeqytetasve.
Dëmtimet e vazhdueshme nuk e kanë lejuar të shprehë më të mirën nga vetja në fushë teksa në harkun kohor të një sezoni e gjysmë është aktivizuar në total me ekipin lacial vetëm 19 herë.
Ndërkohë, pretendohet se dhe SPAL-i ka dhënë sinjale se e preferon 26-vjeçarin Berisha.
Transferimi i Kumbullës pritet t’i kushtojë Lacios rreth 15 milionë €. Megjithatë, drejtori Tare duhet të sistemojë fillimisht Berishën për t’i dhënë fanelën bardhekaltër Kumbullës.