Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Skuadra e Superiores shet një tjetër futbollist. Mesfushori brazilian transferohet në...

MERKATO/ Skuadra e Superiores shet një tjetër futbollist. Mesfushori brazilian transferohet në Kinë

Higor Vidal nuk është më pjesë e ekipit të Teutës. Mesfushori brazilian është larguar nga durrsakët vetëm pas 5 muajsh, për të nisur një aventurë të re në Kinë.

Është vetë klubi i Teutës që ka njoftuar për një marrëveshje të tillë, duke shitur me sukses 29-vjeçarin. Kujtojmë se kjo është shitja e dytë për klubin nga Durrësi, pas Gabriel Gomes.

NJOFTIMI:

KF Teuta bën me dije se ka finalizuar marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Higor Vidal drejt një klubi në Kinë, duke përmbyllur kështu bashkëpunimin mes palëve.
Futbollisti iu bashkua klubit tonë disa muaj më parë dhe gjatë kësaj periudhe ka demonstruar korrektesë profesionale dhe angazhim maksimal në përmbushjen e detyrimeve të tij.
KF Teuta shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë nga Higor Vidal dhe i uron atij suksese të mëtejshme në vazhdim të karrierës sportive.
Thank you Higor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments