Ka luajtur disa sezone me Terbunin, por nga janari vendosi t’i bashkohej ekipit te vendlindjes se tij- Basanias dhe si rrjedhoje arriti te kontribuonte per suksesin e saj te madh, ngjitjen ne kategorine e dyte.

E kemi fjalen per mbrojtesin shtatelarte Serdar Zagani. Ai ka qene nje pike e forte ne prapavijen e skuadres se trajnerit Fatjon Hasanaj, madje shpeshhere eshte shfaqur edhe si golashenues. Nderkohe pas ndeshjes se fundit ndaj Arnises te fituar 2-1, ai eshte pare tejet i lumtur per arritjen e objektivit.

Nje gje te tille e ka shprehur edhe ne prononcimin e tij ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” ku njekohesisht shpreh deshiren per te vijuar edhe sezonin e ardhshem me kete skuader edhe ne kategorine e dyte.

“Me ftesën e presidentit Shimaj, dëshirova që të vij të jap një kontribut te ekipi i vendlindjes që të arrijmë aty ku duhet. Që në fillim kemi synuar fitoren. Faleminderit Zotit e mbyllëm me sukses.

Ishte një kampionat shumë i fortë, ka pasur shumë ekipe të mira. Vendi i parë ka ndërruar shpesh, por në fund e morëm ne. Arnisa ka një ekip të mirë. Normalisht që frika ekziston gjithmonë, pasi futbolli i ka të 3 rezultatet”- eshte shprehur ai.