Saturday, January 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Tjetër largim me peshë nga skuadra e Teutës

MERKATO/ Tjetër largim me peshë nga skuadra e Teutës

Klubi i Teutës ka bëtë të ditur ndërprerjen e dytë të bashkëpunimit, sa i takon ditës së sotme. Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare ofensive, Jakub Myszor. Futbollisti me origjinë nga Polonia, u bashkua me ekipin e durrsakëve në 27 gusht të vitit 2025.

23-vjeçari u bë pjesë e Teutës pasi erdhi tek skuadra me një eksperiencë në ekipet e Polonisë. E sa i takon vendimet për të ndërprerë bashkëpunimin, klubi ka njoftuar se ishte një marrëveshje mes të dyja palëve.

Njoftimi për largimin e mesfushorit Myszor, klubi e ka bërë edhe me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku foton e futbollistit e ka shoqëruar edhe me shkrimin:

“KF Teuta bën me dije se bashkëpunimi me futbollistin Jakub Myszor ka përfunduar. Vendimi është marrë me marrëveshje dhe hyn në fuqi menjëherë. KF Teuta e falenderon lojtarin për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar, duke i uruar suksese në rrugëtimin e tij sportiv”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments