Kanë nisur edhe lëvizjet e para te skuadrat e Superiores, ndërsa nga sa bëhet e ditur, Vllaznia duket se tashmë pret që të zyrtarizojë Abdurrahman Fangajn, mbrojtësin që ka dalë nga ekipet e moshave, por më pas u bë pjesë e ekipeve të Tërbunit, Teutës e Laçit.

Vjet ai pësoi një dëmtim jo të lehtë, që e mbajti gjatë larg fushave, duke e mbyllur sezonin para kohe e duke u larguar nga Laçi, ku ishte një nga titullarët e spikatur.

Ndërkohë që nga shkodranët drejt Kosovës në rrugën e Lekajt do të jenë edhe Behar Ramadani që u kërkua edhe nga Apolonia, apo dhe një nga lojtarët e talentuar Enes Isufi që do të luajnë në Kosovë. Ramadani duket se ka akord me Drenicën, ndërsa Isufi me shumë gjasa do të bëhet pjesë e Llapit.

Ndërkohë që pak ditë më parë janë larguar edh dy të huajt, Eugenio Sideronko, që ishte pjesë e skuadrës kuqeblue edhe në sezonin e shkuar si dhe Kristofer Mandiangu, gjermani me origjinë nga Komngo, që pësoi dëmtime të gjata dhe shumë pak tregoi nga pritshmëritë që kishte si lojtarë….

Kujtojmë që Fangaj është stërvitur në radhët e skuadrës shkodrane dhe ai është përforcimi i parë kuqeblu.

Në Superiore edhe skuadra e Apolonisë ka bërë lëvizje. Ka gjasa që Glejdis Ndraxhi mos të jetë më pjesë e skuadrës, ndërsa edhe lojtarët e huaj që nuk kanë bindur, me shumë gjasa do të largohen…/vipsport/