Pasditen e sotme ne oren 15.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja e vlefshme per kampionatin e kategorise se pare, ajo ne mes Vllaznise vendase dhe Korabit te Peshkopise.

Ky i fundit pritet te kete disa mungesa ne formacion, por duhet thene se edhe Vllaznia vjen me nje 11-she te tjetersuar ne kete takim. Te pakten nga sa mendohet, ne fushe nga titullaret e zakonshem do te jene vetem tred futbolliste, Krymi qe do te mbaje edhe shiritin e kapitenit si dhe Gurishta Kruja.

Te tjeret do jene ata qe nuk kane patur shume minuta ne dispozicion ne ndeshjet e kaluara. Keshtu, ne porte edhe kete here do te jete 18 vjeçari Qarri ndersa mbrojtja do te jete Mehmedaj, Borshi, Marku dhe Gurishta.

Ne mesfushe nderkohe pritet te luajne Krymi, Bilali, Bardulla dhe Palushani, ndersa dyshja e sulmit do te jete e perbere nga Kruja e Zogaj.

Pavaresisht ketyre ndryshimeve ne formacion, objektivi i Vllaznise edhe ne kete ndeshje do te jete fitorja. Ajo i ka fituar te kater ndeshjet e fazes se trete dhe do te tentoje te marre edhe te pesten rradhazi.
www.shkodrasport.com