Disa futbollistë pritet të largohen nga Vllaznia, teksa atëherë rrjedhimisht duhen bërë edhe afrime, në mënyrë që shkodranët të jenë më të sigurt në misionin e Kupave të Europës, objektivi i parë momental.

Kështu, “Shkodra Sport” mëson se puna ka nisur edhe në këtë drejtim. Kuqebluve u lind nevoja për të fuqizuar të tre repartet, por veçanërisht sulmin, ku hasën shumë vështirësi në Superiore sezonin e fundit.

Në fakt, janë lakuar disa emra si Musta, Junior apo edhe Hila, por mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim cilat do të jenë afrimet e para të Vllaznisë.

Trajneri Josa e ka shprehur qarte se nuk deshiron lojtare te huazuar vetem per ndeshjet europiane. Per te, e rendesishme eshte qe skuadra te plotesohet qe tani per sezonin e ardhshem te futbollit shqiptar.
Maringlen ZHIVANI