Matthijs de Ligt do të jetë një lojtar i Juventusit nga sezoni i ri. Tashmë dilemat po shkojnë drejt fundit dhe skuadra bardhezi pasi ka gjetur akordin me lojtarin për një kontratë me 12 milionë euro në vit ka gjetur marrëveshjen edhe me Ajax.

Shifrat pritet të jenë rreht 70-75 milionë euro dhe siç raporton “Gianluca Di Marzio”ditën e hënë, Juventusi do të zyrtarizojë mbrojtësin si blerjen më të re të skuadrës.

Telenovela “de Ligt” duket se po shkon drejt fundit, dhe bardhezinjtë kanë fituar duelin me skuadrat e tjera të mëdha duke siguruar një mbrojtësit më të fortë në botë për momentin./newsport/