Finalja e Copa del Rey mes Athletic Bilbao dhe Real Sociedad do të luhet në sezonin e ardhshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Arsyeja e këtij vendimi ekstrem vjen pasi të dy skuadrat, Bilbao e Sociedad refuzojnë të luajnë me dyer të mbyllura pasi besojnë se finalja është një mundësi për ta që të fitojnë nga biletat.

Prandaj, në marrëveshjen tre-palëshe midis Këshillit të Lartë të Sporteve, Federatës dhe LaLigës, çështja u diskutua dhe u vendos që finalja të luhej në sezonin e ardhshëm.