Më në fund është vendosur që edhe Bundesliga të shtyhet. Ashtu si të gjitha kampionatet e tjera në Europë edhe Bundesliga nuk do të rifillojë përpara muajit maj.

Drejtuesit më të lartë të futbollit gjerman kanë vendosur zyrtarisht që deri në datën 30 prill Bundesliga nuk do të nisë.

Fillimisht ishte programuar ndalesa e kampionatit deri në datën 3 prill, por si pasojë e numrit të madh të të prekurve dhe viktimave në Gjermani është marë ky vendim.

Nëse situata nuk do të qetësohet deri në 30 prill, atëherë rifillimi i kampionatit do të shtyhet sërish.Gjithsesi të gjithë shpresojnë që kjo situatë të kalojë të paktën brenda muajit të ardhshëm, për t’iu rikthyer më pas jetës normale, duke qenë se në Europë dhe më gjerë jeta është pezull për shkak të “Covid-19”./Vipsport/