Kampionati i kategorise se pare rikthehet kete jave serish per te luajtur ndeshjet e javes se 21-te te tij. Ne kalendarin e saj, eshte per t’u luajtur edhe takimi Vllaznia- Beselidhja.

Ka patur nje dileme per vendin ku do te luhej ky takim ngaqe siç dihet, te premten ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja e Superliges Kukesi- Partizani.

Por edhe takimi Vllaznia- Beselidhja do te luhet po ne “Loro Boriçi” dhe jo te shtunen, por te dielen. Arsyeja ka te beje me lenien pak kohe ne dispozicion per rehabilitimin e fushes se stadiumit.

Lajmi ende nuk eshte zyrtarizuar nga ana e klubit dhe as e FSHF-se, por ne ceremonine e prezantimit te trajnerit Canaj sot, ky i fundit por edhe administratori Lici u kane bere te ditur futbollisteve se ndeshja do te luhet diten e diele ne stadium.
© shkodrasport.com