Merkatoja e Kategorisë Superiore është mbyllur zyrtarisht dje në orën 24:00, teksa sistemi i transferimeve në FIFA (TMS) nuk mund të pranojë më asnjë regjistrim të lojtarëve të huaj që klubet shqiptare kërkojnë të afrojnë.

Me plot 220 lëvizje në total, ku 122 janë në hyrje dhe 98 në dalje, klubet treguan edhe një herë mungesën e stabilitetit në përbërjet e skuadrave nga viti në vit. Rekord afrimesh kanë bërë Skënderbeu, Bylisi dhe Vllaznia, ndërsa goditjet me emra të njohur të kampionatit Teuta, Kukësi dhe Laçi.

Këtë herë, duke pasur parasysh situatën e pazakontë prej pandemisë, por edhe faktit se pati një bojkot të kampionatit nga klubet, FIFA miratoi kërkesën e FSHF-së për shtyrjen e periudhës së transferimeve në verë. Fillimisht, si limit ishte vendosur data 20 shtator, por më pas u zyrtarizua shtyrja deri më 2 tetor ora 24:00.

Dje, ndryshe nga ditët e tjera, në sektorin e garave në FSHF ka pasur një fluks pune, me drejtues klubesh që janë parë me dosje në dorë për të dorëzuar kontratat e secilit lojtar që do të federohet. Në Superiore lejohen 25 federime, por tashmë klubet kanë mundësi të kenë një grup më të madh lojtarësh, për vetë faktin se mund t’i regjistrojnë në skuadrën U-21.

Gjithsesi, pavarësisht lëvizjeve në merkato, aktualisht Shqipëria është pa futboll dhe ende nuk dihet se kur do të nisë gara pas bojkotit nga Liga Profesioniste. Qeveria e ka braktisur totalisht futbollin dhe nuk ka ende një sinjal që i hap rrugën plotësimit të kërkesave për ligjin e sponsorizimit.

Sezoni 2020-2021

MERKATOJA E SUPERIORES

VLLAZNIA

Afrime: Ardit Hoxhaj, Aleksandar Isaevski, Enes Isufi, Bojan Zogoviç, Viktor Da Silva Matos, Uheid Hoxha, Demir Imeri, Mehdi Çoba, Nertil Hoxhaj, Kristofer Mandiangu, Ismael Dunga, Arlind Kalaja, Eni Imami, Haris Dilaver, Fjoart Jonuzi, Abdurrahman Fangaj;

Largime: Gilman Lika, Alen Sherri, Ted Laço, Andreja Efremov, Hygor Gonçalves, Silvio Zhunior, Filip Gligorov, Simeon Hristov, Renato Malota, Ndriçim Shtubina, Silvio Zogaj, Maksim Kojokaru, Serjan Repaj;