E ka lene futbollin e luajtur para tre vitesh dhe qe prej asaj kohe eshte i angazhuar si trajner prane kombetares shqiptare, por Hamdi Salihit serish “i hane kembet”. Nje gje e tille vertetohet me se miri me faktin qe ai se fundi eshte federuar me nje ekip te ri.

Behet fjale per ekipin MFC Panthers i cili do te marre pjese ne kampionatin 9×9 “Sunday League”. Drejtuesit e ketij ekipi i kane kerkuar Salihit qe gjate periudhes kur ndodhet ne Shqiperi (pasi siç dihet ai jeton ne Amerike), te jape kontributin e tij ne fushen e lojes si futbollist per kete ekip.

MFC Panthers eshte i vetmi ekipi shkodran qe merr pjese ne kete kampionat me 36 skuadra dhe do te hyje aty me pretendime serioze per t’u shpallur kampion. Per kete arsye, drejtuesit e tij kanë menduar të kenë në rradhët e tyre edhe ish-futbollistë të njohur. Në përbërje të ekipit MFC Panthers Shkodra, bëjnë pjesë emra të njohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Kështu, për të përmendur disa emra, të cilët kanë spikatur vitet e fundit në futbollin e kalçetos, janë Fatos Behari, Fatjon Nutaj, Fatjon Marku, Besford Gjoklaj, Brendon Smajli, Admir Teli, Ardit Mesi, Oltion Drabeja, Semir Gokaj, Admir Mehja, Valdano Nimani, Albert Mila, Hamdi Salihi dhe Redi Osmanaga.

Siç shikohet, ne listen e federimit eshte edhe Hamdi Salihi dhe MFC Panthers natyrisht qe shpreson shume tek aftesite e tij duke kerkuar prej tij golat, ato qe i ka shenuar me shumice gjate karrieres se tij si futbollist.
Maringlen ZHIVANI