Edi Reja praktikisht e ka mbyllur aventurën e tij te Shqipëria. Media priti dje një reagim të Dukës pas barazimit me Islandën, por ai refuzoi ta zyrtarizonte divorcin që e ka paralajmëruar prej kohësh me italianin 75-vjeçar.

Trajnerit i skadon kontrata në nëntor të këtij viti, por zor se do të jetë në miqësoret me Italinë dhe Arabinë Saudite.

Tani dilema e vetme është nëse zyrtarizimi i largimit do të bëhet sot apo nëse trajneri do të paguhet deri në fund të kontratës, pra edhe dy muajt e ardhshëm.

Nderkohe ne opinion kane filluar te diskutohen per emrat e para si zevendesuesit e mundshem te teknikut italian ne pankinen kuqezi. Serish disa prej tyre jane te huaj, kryesisht italiane por ka edhe ndonje shqiptar si Ilir Daja.

Gjithsesi e drejta ekskluzive e emerimit i takon presidentit Duka, pas konsultimit edhe me Komitetin Ekzekutiv te Federates Shqiptare te Futbollit/