Pasditja e sotme, saktesisht ora 15.00, do te dhuroje nje ndeshje shume interesante ne Koplik, ate ne mes Veleçikut vendas dhe kampioneve ne fuqi te vendit, ekipit te Tiranes.

Nje takim ky i vlefshem per turin e pare kualifikues te Kupes se Shqiperise. Padyshim qe diferencat ne mes dy ekipeve jane te medha, megjithate koplikasit jane duke u munduar ta kthejne ne feste.

Kjo kuptohet sa i takon pritjes dhe aspekteve te tjera, nderkohe qe ne fushen e lojes djemte e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli do te mundohen te japin me te miren e tyre ndonese nuk e kane objektiv Kupen e Shqiperise.

Per ta i gjithe fokusi eshte i perqendruar tek sfida e fundjeves per kampionat ndaj ekipit te Murlanit, skuader te cilen e paten mundur edhe ne turin eliminator te Kupes pikerisht me rezultatin 3-0.

Rrjedhoje e asaj fitoreje ka ardhur edhe perballja e sotme ne fushen e kompleksit sportiv “Duli” ndaj Tiranes se Orges Shehit. Ky i fundit ka deklauar se nuk do ta nenvleresoje aspak kete ndeshje dhe prandaj do te vije ne Koplik me nje pjese te konsiderueshme te titullareve./SHKODRA-SPORT.COM/