Vllaznia e femrave sot mund te shkruaje historine. Ajo eshte shume prane arritjes me te madhe ne historine e te gjithe futbollit shqiptar te klubeve, futjes ne fazen e grupeve ne kompeticionin me te rendesishem europian te klubeve, ne Champions League.

Vajzat shkodrane jane vetem 90 minuta larg kesaj arritje. Do t’i mjaftoje sot qofte edhe nje rezultat minimal 1-0 ndaj ukrainaseve te Vorskla Kharkiv-2 ne ndeshjen qe do te startoje ne oren 16:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”, per te qene ata ne turin e trete te ketij kompeticioni, pikerisht ne 16-she.

Aty ku do te jete ne njerin nga grupet me 4 skuadra, ku padyshim qe jane big-et e futbollit europian. Por per te shkuar deri atje, duhet fitorja sot dhe kjo eshte plotesisht e mundshme.

Barazimi 1-1 ne ndeshjen e pare, eshte nje tregues se kundershtari nuk eshte i pathyeshem. Megi Doçi arriti t’i shenonte heren tjeter, madje edhe Tarah Patterson, pavaresisht se goli i kesaj te fundit u anullua me pa te drejte.

Sot vajzat kuqeblu duhet te shenojne perseri e natyrisht per t’u kujdesur edhe per prapavijen. Shume pozitiv eshte fakti qe rikthehen dy mbrojteset Luçije Gjini dhe Arbenita Curraj dhe skuadra me to do te jete me e plote. Kuptohet edhe me mbeshtetjen e tifozeve gjithçka eshte e mundshme./SHKODRA-SPORT.COM/