AAS U19 ka marre nje fitore me shume vlere kete jave ne ndeshjen qe ka luajtur ne Shkoder ndaj ekipit te Dinamos me rezultatin 2-1, fitore kjo qe e ngjit kete ekip ne kuoten e tete pikeve dhe mban vendin e nente ne renditje.

Progagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene mesfushori Mersian Muliu qe i ka shenuar te dy golat e ndeshjes. Te parin e ka shenuar me 11-metersh te fituar nga skuadra e tij dhe ai e ka kthyer ne gol qe ne minuten e pare te saj.

Nderkohe pjesa e pare eshte mbyllur me kete gol. Ne fillimin e se dytes, kane qene dinamovitet qe kane shenuar golin e barazimit ne minuten e 49-te me ane te Mijas.

Por barazimi nuk ka zgjatur me shume se tre minuta. Ne te 52-ten ka qene serish Muliu qe ka shenuar direkt nga goditja e kendit, nje gol shume i bukur ky qe keni mundesine ta ndiqni edhe ne videon e meposhtme:

Muliu eshte nje futbollist qe po spikat tek AAS U19 sivjet dhe kujtojme qe ai me pare ka luajtur tek Akademia Vllazia por edhe me ekipin e tij te ri te drejtuar nga trajneri Haris Lika po tregon vlerat e tij duke e ndihmuar ate te arrije objektivin qe ka.
www.shkodrasport.com