Kevin De Bruyne është futbollisti më i mirë në Premier League për momentin.

Ky është mendimi i shokut të tij te kombëtarja e Belgjikës, futbollisti i Chelsea, Eden Hazard.

Mesfushori i Manchester City po shkëlqen në drejtimin e Guardiola, ashtu si e gjithë skuadra që kryeson kampionatin me 16 pikë avantazh ndaj Manchester United.

De Bryne ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë 14 asiste në 27 ndeshje të luajtura me Manchester City në të gjitha veprimtaritë.

De Bruyne u shit nga Chelsea te Wolfsburg për 25 milionë euro, në janar 2014, pasi nuk arriti të gjejë një vend në formacion, por Hazard mendon se aktualisht ai po shkëlqen në skemat e Guardiola.

“Kevin për momentin është futbollisti më i mirë në Premier League dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë.

Momentalisht, City është skuadra më e mirë dhe De Bruyne është shumë i rëndësishëm për sistemin e lojës së aplikuar nga Guardiola.

Personalisht e kam kënaqësi të luaj me Kevin, sepse është një futbollist i jashtëzakonshëm.”/telesport/