Ndeshja e mbremshme ne mes Real Madrit dhe PSG sigurisht qe ka marre vemendjen e te gjithe Botes.

Nje sfide shume interesante te cilen edhe shqiptaret e kane ndjekur me shume emocione permes ekraneve te televizionit.

Por ka patur edhe prej atyre qe e kane ndjekur “live” nga “Santiago Bernabeu”.

Nje prej tyre eshte edhe sulmuesi shkodran Bekim Balaj. Ai ka ne tribune për të ndjekur kete ndeshje te vlefshme per 1/8-at e Champions League.

Sulmuesi i Kombëtares ka postuar një foto në historinë e Instagramit, para fillimit të ndeshjes, ku shfaqet i veshur me fanellën e Realit, ndërsa shkruante: “Hala Madrid”.

Siç duket, Balaj është tifoz me Realin dhe mbreme, skuadra e tij e “zemrës” nuk e ka zhgënjyer, pasi madrilienët fituan 3-1 ndaj PSG.