Ka luajtur 35 minuta ne miqesoren e sotme ndaj Terbunit dhe ka lene pershtypje vertete te mira tek tifozet shkodrane te pranishem ne “Loro Boriçi”.
Mesfushori me tipare sulmuese Mersian Muliu ka rene ne sy per depertimet elegante ne gjysmefushen kundershtare, per pasimet ne drejtim te shokeve te ekipit, por edhe per lojen ne krah.
Lojtari 19 vjeçar i dale nga Akademia Vllaznia, kete sezon i eshte bashkuar ekipit te pare, por kryesisht ka qene i angazhuar me ekipin U21 ne ndeshjet e kampionatit.
Gjate ketyre diteve qe ekipi ka qene ne Ulqin per stervitje, trajneri Brdariç e ka marre me vete dhe sipas informacioneve te “Shkodra Sport” ka bere nje paraqitje te mire.
Si rrjedhoje, i ka besuar disa minuta ne miqesoren e sotme dhe ai nuk e ka zhgenjyer. Ky eshte nje sinjal qe ne gjysmen e dyte te sezonit, mund t’i besohet edhe atij pak me shume. Sepse Muliu eshte nje element qe jo me kot ka ardhur sot tek ekipi i pare i Vllaznise. Ai ka qene nje nga elementet me te spikatur tek Akademia kuqeblu prandaj dhe klubi ka firmosur kontrate katervjeçare me kete futbollist./SHKODRA-SPORT.COM/