Pasi rinovoi kontratën, Dries Mertens ka publikuar një video ku i shpreh dashurinë qytetit dhe tifozëve të Napolit.. “Më vjen keq për ato që nuk e duan Napolin, sepse ato nuk kanë parë atë që kam parë unë” tha sulmuesi.
Belgu kishte oferta nga Inter, Chelsea dhe Manchester United por i refuzoi për të qëndruar tek klubi Italian. Në profilin e tij në rrjetet sociale Mertens i shprehu gjithë dashurinë Napolit:
“Që nga dita e parë që të pashë u mahnita nga ti. Më mësove shumë gjëra të bukura dhe më njohe me shumë njerëz të mirë. Ti je shtëpia ime për mua dhe familjen time. Më e pakta që mund të bëj për ty është të shënoj sa më shumë gola” tha ndër të tjera Mertens.
Sulmuesi belg u bë golashënuesi më i mire në historinë e Napolit pasi kaloi Marek Hamsik. “Unë do të jap gjithçka për ty deri ditën e fundit për të qëndruar në historinë e këtij klubi” përfundoi Mertens.