Java e 32-të e Superiores do ngrejë sot siparin me disa ndeshje me të vërtetë interesante. Vllaznia në këtë raund e gjen veten në transfertë kundër Kastriotit, me duelin që luhet në Elbasan. Një ndeshje delikate ku krutanët duket se kanë “trenin” e fundit për të shpresuar tek mbijetesa.

E mes mungesash prej pezullimeve, trajneri Çela duket se ka hartuar edhe formacionin titullar. Kështu do jenë dy mungesa titullarësh si Karakaçi dhe A.Selmani, që do jetë e vështirë për tu zëvendësuar. Megjithatë në portë pritet Sali. Në mbrojtje nga e djathta Kodra pritet të gjejë vend e ndërsa në qendër Stojanovic dhe Sulka pritet të jenë titullarë.

Ndërsa në të majtë të repartit të prapavijës mendohet se do jetë në 11-tshe, Zogaj. Në mesfushë emra si: Hasani, Onanuga dhe Mehmeti priten të jenë në fushë. Nga krahët duket se do iu besohet Camaras dhe Arapit. Të cilët do jenë në mbështetje të sulmuesit Reginaldo.

Sfida do startojë në orën 14:00 dhe do luhet në “Elbasan Arena”. Impiant ku Kastrioti do luajë ndeshjet si vendas deri në fundin e këtij edicioni të Superiores.
Endri ÇINARI