Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMesazh shumë kuptimplotë/ Në Shkodër futbollistët e vegjël luten për Palestinën

Mesazh shumë kuptimplotë/ Në Shkodër futbollistët e vegjël luten për Palestinën

Ngjarjet e fundit ne Palestine sigurisht qe kane sjelle nje sensibilizim te madh ne gjithe Boten dhe e njejta gje ndodh edhe ne vendin tone.

Madje, diten e djeshme para nje ndeshje futbolli te moshave, nje nga ekipet pjesmarrese ne kampionatin rajonal, pikerisht ai i KF Bashkimit, para ndeshjes se rradhes, asaj me KF Shkodra te cilen e ka fituar me rezultatin 5-1, ka dhene nje mesazh shume kuptimplote.

Ndonese vetem 10-11 vjeçare, ata me letra ne duar kane shkruar: “Free Palestine”. Nje mesazh sensibilizues qe tregon se edhe kete femije te vegjel luten qe te kete paqe dhe jo lufte ne Palestine.

Trajneri i ketij ekipi Ervin Alushi eshte i lumtur qe futbollistet e tij te vegjel iu bashkuan ketij projekti dhe padyshim qe bashke me ta, duhet te luten edhe gjithe te tjeret per paqe./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments