Mesfushori i Kombëtares, Valon Ahmedi duke se ka ri gjetur formën e dikurshme në kampionatin izraelit. 24-vjeçari që aktivizohet te skuadra Hapoel Shmona po spikat me paraqitjet e tij, duke u shndërruar në një protagonist absolut.

Ahmedi dha 2 asiste fantastic nga goditjet e këndit, në barazimin 2-2 që skuadra e tij arriti të marrë ndaj Makabi Haifas.

Goli i dytë i Hapoel Shmonës ishte tepër i veçantë, pasi u shënua nga portieri në sekondat e fundit të lojës. Pas krosimit të shqiptarit, gardiani Barkus arriti ta devijonte topin drejt rrjetës duke shmangur humbjen.

Në 13 javë kampionat, skuadra e mesfushorit të Kombëtares, ka arritur të sigurojë 16 pikë dhe momentalisht mban vendin e 7-të.