Neser mbyllet gjithçka ne “Abissnet Superiore” dhe dilema e vetme qe ka mbetur per t’u mesuar eshte ajo se cila do te jete skuadra e katert qe do t’i bashkohet Egnatias, Vllaznise dhe Partizanit ne “Final 4” dhe garen per titullin kampion.

Por nderkohe pjestaret e skuadrave te kualifikuar kane filluar te bejne edhe parashikimet e para apo dhe te shprehin preferencat e tyre per kundershtaret me te cilet duan te ndeshen ne gjysmefinale. Keshtu ka vepruar edhe mesfushori i Partizanit Adnan Mehmeti qe per mediat eshte shprehur:

“Të them të drejtën, do të doja një përballje me Vllazninë në gjysmëfinale. Kemi pasur përballje të forta me ta dhe besoj i njohim shumë mirë taktikisht në ato katër përballje. Gjithashtu gjatë sezonit të rregullt kemi mundur të regjistrojmë ecuri pozitive kundër tyre”.

Megjithate kjo eshte thjesht nje deshire. Gjithçka do te vendoset ne fillim te javes se ardhshme kur do te hidhet edhe shorti per gjysmefinalet e “Final 4”, ndeshjet e te cilit do te zhvillohen me 17 dhe 19 maj ne “Air Albania”./www.shkodrasport.com/