Lirdon Selahi do të jetë sërish pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e radhës ndaj Andorrës dhe Francës. Mesfushori I Tëentes e ka zbuluar vetë ftesën e trajnerit Reja në një intervistë për faqen e klubit duke iu përgjigjur pyetjve të tifozëve.

“Unë kam luajtur me shumë futbollistë të mirë si kundërshtar, por ndaj Francës do të kem përballë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave”.

Idhulli? “Lojtari im i preferuar është Luka Modriç. Ai luan në të njëjtën pozicion dhe kjo është arsyeja se përse unë shoh shumë video të tij dhe dua të dukem si ai”.

Pozicioni që të pëlqne përveç mesfushës? “Nëse nuk do të luajë në mesfushë, do kisha pasur dëshirë të aktivizohesha në sulm. Më pëlqen të shënoj shumë gola, si çdo lojtar”.

Ronaldo apo Messi? “Ronaldo, sigurisht. Lojtari më i mirë në historinë e futbolli”.