Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, ishte ai që ngriti Kupën e Shqipërisë pas 120 minutave lojë në finalen kundër Laçit. Pas ndeshjes, kapiteni i shkodranëve foli për Supersport, ku u shpreh:
“Po ndaj një sekret, jemi grumbulluar prej katër ditësh, kemi qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit. U kam thënë shokëve që do ta fitonim Kupën. E kisha këtë besim nuk e di nga më vinte, por isha i bindur që do të fitonin.
Impakti i Josës? Që nga largimi i Brdaricit pësuam goditje psikologjike. U mundua edhe Plori. Ardhja e Josës ishte në momentin e duhur, solli entuziazëm, isha i bindur se do ta arrinim Europën. E kisha parashikuar që javët e fundit, në kampionat nuk do të ishin “Fair Play”. Kjo Kupë më shijon më shumë sepse kundërshtari ishte më i fortë dhe na duhej për pjesëmarrjen në Europë.”
E ardhmja? Unë kam kontratë me Vllazninë, nëse një klub më dëshiron, duhet të paguajë për kartonin. Brenda Shqipërisë do të doja të luaja vetëm te Vllaznia, jashtë vendin do të doja të transferohesha për një kampionat më cilësor”, u shpreh Gurishta./newsport/