Mungesa e hapesires se aktivizimit te Vllaznia, ka bere qe mesfushori Elidon Dulaj te vendose te huazohet ne kategorine e pare, pikerisht tek ekipi i Burrelit. Ai prej pak ditesh ka nisur stervitjen me kete ekip dhe madje ka luajtur edhe ne miqesoren ndaj Kastriotit.

22 vjeçari qe sezonin e kaluar spikati me ekipin Vllaznia U21 duke kontribuar ne shpalljen e tij kampion. Kjo beri qe drejtuesit e klubit t’i ofrojne nje kontrate per sezonin e ri, megjithate ne gjysmen e pare te sezonit ai u aktivizua vetem ne 3 ndeshje si zevendesues, duke dhene edhe 1 asist.

Megjithate kjo hapesire natyrisht qe nuk e ka kenaqur dhe si rrjedhoje ai ka kerkuar qe te huazohet tek Burreli, skuader qe ka mirepritur sherbimet e ketij futbollist shume te forte per mesfushen e tyre.

Periudha e huazimit do te jete deri ne fund te ketij sezoni dhe me pas, Dulaj sigurisht qe do te kthehet tek Vllaznia, kuptohet duke shpresuar qe atehere te kete me shume hapesira per aktivizim./SHKODRA-SPORT.COM/