Mesfushori ofensiv me origjine nga Bajza Aristidi Kolaj bën lëvizjen e radhës në karrierën e tij në futbollin italian. Ish-futbollisti i përfaqësues Shpresa, do të luajë pjesën e dytë të këtij sezoni në radhët e Sorrentos në Serinë C italiane.
Kolaj, i cili ka dalë nga radhët e akademisë së Sasuolos, ka bërë disa lëvizje në karrierën e rij brenda futbollit italian, teksa pikën më të lartë e kishte kur luajti me Alesandrian në Serinë B duke regjistruar 20 ndeshje e 1 gol me atë ekip.
Ai e nisi sezonin aktual te Lumezane në Serinë C, por vendosi të transferohej në klubin tjetër të këtij kampionati, me synimin për kthimin në Serinë B.
Tanimë 24-vjeçar, Kolaj regjistron 8 ndeshje me fanellën e përfaqësueses Shpresa në vitet 2018-2020, kur ishte pjesë e rregullt e grupit kuqezi në ndeshjet e eliminatoreve të Europianit të kësaj grupmoshe.