Mario Mitaj po shkëlqen në kampionatin grek. Talenti shqiptar që luan për përfaqësuesen shqiptare të Shpresave ka lidhur kontratë me AEK-un e Athinës deri në vitin 2026.

18-vjeçari është aktivizuar në 7 ndeshje ku ka arritur të japë 2 asiste. Mediet fqinje i japin jehonë paraqitjes së talentit shqiptar duke e shtyrë në këtë mënyrë drejt një kalimi në Kombëtaren greke.

Djaloshi është aktivizuar në një ndeshje me kuqezinjtë. Siç raporton edhe “filathlos.gr”, babai i tij po ndikon për të ardhmen e tij në Kombëtare.

AEK-u kërkon t’i japë mundësi edhe në skuadrën e parë, në mënyrë që më pas të zgjedhë ekipin përfaqësues grek. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë, teksa Shqipëria dhe Greqia prej kohësh janë në një “luftë të hapur” për rrëmbimin e talentëve në Kombëtare./newsport/