Futbollisti shkodran Erald Lakti ka filluar këtë sezon stërvitjen me ekipin e parë të Fiorentinës, duke u munduar që të bindë trajnerin Vinçenco Montela se mund të japë kontributin e tij për këtë skuadër në Serinë A.

Lakti,kapiten i ekipit të të rinjve të klubit italian në edicionin e fundit, ka spikatur me lojën e tij në mesfushë dhe nuk është aspak rastësi që Montela ka vendosur ta marrë për fazën përgatitore.

Sot, ai ka zbritur në fushën e lojës në miqësoren që skuadra e qytetit të Firences zhvilloi ndaj amatorëve të Val Di Fasa, ndeshja e parë për fazën përgatitore të sezonit të ri. Montela ka përdorur dy formacione të ndryshme për secilën pjesë loje ndaj ekipit amator dhe në pjesën e dytë, Lakti ishte i përzgjedhur mes futbollistëve të mesfushës.

Sigurisht, edhe pse skuadra e Firences sapo ka filluar përgatitjet, nuk e kishte të vështirë të mposhte pa probleme ekipin që kishte përballë, duke e mbyllur sfidën me rezultatin përfundimtar 21-0. /vipsport/