HomeKRYESOREMesfushori pukjan shkëlqen në Champions League, shënon dy gola me skuadrën greke

Mesfushori pukjan shkëlqen në Champions League, shënon dy gola me skuadrën greke

Futbolli europian do jetë në aktivitet edhe sonte me ndeshjet e rradhës të Champions League. Por jo vetëm ekipet e para, por edhe ato të u-19 kanë përballur forcat mes tyre në skenën europiane. Një nga ndeshjet e ditës së sotme ka qenë edhe ajo mes Panathinaikos dhe Slavia Sofia.

Kampionët e Greqisë dhe ata të Bullgarisë në moshat 19 vjeç janë përballur mes tyre. Ku fitues kanë qenë grekët me rezultatin e thellë 8-0. Por ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte dy golëshi i Leandro Frrokut. Futbollisti me origjinë nga Puka, shkëlqeu dhe ishte ndër më të mirët e ndeshjes.

Madje ai udhëhoqi skuadrën e tij, duke qenë edhe kapiteni i Panathinaikos. Frroku aktivizohet në rolin e mesfushorit para mbrojtjes dhe është i rritur dhe formuar tek skuadra e njohur greke.

Ai ka qenë pjesë e vazhdueshme e kombëtareve tona të moshave. Ku së fundmi pritet të marrë edhe ftesë nga Shqipëria u-21 e drejtuar nga Alban Bushi.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments