Erzeni është një nga skuadrat që ka rivalizuar më së shumti Vllazninë në Grupin A të Kategorisë së Parë. Skuadra nga Shijaku arriti të mposhte shkodranët, por në ndeshje e fundit pësojë një humbje ndaj Shenkollit duke bërë që distanca të rritej sërish.

Mesfushori durrsak i Erzenit, Orian Xhemalaj, në një intervistë për Neësport.al ka folur ecurinë e skuadrës, objektivat, trajnerin e ri si dhe për Teutën. Skuadra me të cilën ka hedhur hapat e para në futboll është pikërisht Teuta dhe për këtë arsye Xhemalaj bën tifo që të dalin kampion në Kategorinë Superiore.

Mundët Vllazninë dhe humbët ndaj Shenkollit, çfarë ndodhi që pësuat të tillë humbje?

Ka patur disa faktor të ndryshëm. Kishim disa mungesa në skuadër, plus edhe disa lojtarë u larguan nga skuadra dhe kjo ndikoj disi. Gjitashtu luajtëm dhe në një fushë që me thënë të drejtën nuk ishte e përshtatshme për lojën që zhvillojmë ne.

Është larguar trajneri Stojku, sa do ndikojë kjo te skuadra?

Ne do të vazhdojmë punën tonë për të dhënë maksimumin për të arritur objektivin tonë. E falenderoj profesor Stojkun për gjithëçka që kemi bërë deri më tani dhe gjithashtu i uroj suksese trajnerit të ri.

Cili është objektivi i Erzenit duke parë që Vllaznia është shkëputur ndjeshëm?

Objektivi është që ne do të luftojmë deri në fund të kampionatit pasi dhe përgjysmimi i pikëve është në favorin tonë.

Në aspektin personal, cili është objektivi juaj?

Momentalisht objektivi im është të bëj më të mirën për Erzenin. Sezonin tjetër pse jo në Superligë.

Nëse në adresën tuaj do të mbërrinte një ofertë nga Superliga, cilën skuadër do zgjidhje?

Nëse do të ngjiteshim me Erzenin do të ishte mrekulli. Cili do ekip që do ishte pse jo. Por dëshira ime është për Teutën, jam tifoz si edhe aty jam rritur si lojtar dhe kam luajtur për këtë skaudër.

Kush mendon se do të shpallet kampion këtë sezon në Superligë?

Kam dëshirë të shpallet Teuta dhe i ka të gjitha mundësit që në fund të sezonit të dal kampion./newsport/