Hasan Lika nuk mund të heqë dorë kollaj nga Luftëtari, ku në sezonin e kaluar bëri historinë duke i udhëhequr drejt kualifikimit në Europë, edhe pse më pas mori si shpërblim mosmirënjohjen e drejtuesve të klubit.

Megjithatë, përtej kësaj, trajneri aktual i Vllaznisë ka bërë shumë miq në Gjirokastër dhe për më tepër ruan kontaktet me shumicën e lojtarëve të Luftëtarit.

Menjëherë pas ndeshjes Tirana-Luftëtari 1-1, ku Lika ishte i pranishëm edhe në stadium, trajneri ka darkuar me lojtarët gjirokastritë dhe tifozë të ekipit bluzi. “Panorama Sport” ka siguruar një foto, ku Lika duket në humor në krah të Albano Aleksit, Oltion Rapës dhe kryetifozit të Luftëtarit, Hektor Çela.