Ne ndeshjen e fundit Kastrioti- Teuta, kapiteni i krutaneve Abaz Karakaçi u ndeshkua me karton te kuq ende pa mbaruar pjesa e pare e saj duke e lene skuadren e tij me nje futbollist me pak. Nje veprim qe shkaktoi shume diskutime nese ishte i drejte apo jo.

Mesfushori shkodran Abaz Karakaçi nderkohe ka reaguar në rrjetet sociale pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen kundër Teutës. Kapiteni i Kastriotit bën “mea culpa” në rrjetet sociale për postimet e bëra pas sfidës me durrsakët. Ai ironizonte gjyqtarin Kreshnik Cjapi, ndërsa së fundmi në Instagramin e vet shkruan:

“Dëshiroj t’i kërkoj ndjesë të gjithë opinionit sportiv dhe kujtdo që është ofenduar nga statusi im në rrjetet sociale. Të gjithëve na ndodh të gabojmë. Është qytetari të kërkosh ndjesë. Me respekt Lapi Karakaçi”.

Tashmë pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Komisionit të Disiplinës, ku me siguri e ka përfshirë në dosje për t’u shqyrtuar.