Si nje lojtar me pervoje ne kampionatin shqiptar dhe tashme si trajner, Klevis Dalipi e ka te qarte pse Bekim Balaj po has veshtiresi ne shenimin e golave me Vllaznine. Sipas tij, kundershtaret nuk po mendojne shume per ndertimin e lojes se skuadres se tyre, por per t’i prishur lojen sulmuesit shkodran.

Nje deklarate te tille Dalipi e ka bere gjate emisionit “Studio Sport” ne Vizion Plus ku ka qene i ftuar teksa ne lidhje me ndeshjen Vllaznia- Partizani dhe situaten e Balajt eshte shprehur:

“Nuk mendoj se Partizani e nisi keq ndeshjen, madje po pershtatet mire ndaj çdo kundershtari me sistemin e lojes qe aplikon, por nuk pati vazhdimesine e minutave te para pergjate gjithe ndeshjes.

Ne krahun tjeter te Vllaznia verejta se ajo u mundua te bente nje futboll me konkret, me logjike, por ne fund fare te dy ekipet moren ate qe dhane ne fushen e lojes. Mendoj se humbja e Males per shkak te demtimit te tij, do te jete shume vendimtare per ekipin shkodran sepse eshte nje lojtar qe luan ne disa pozicione.

Mungesa e tij besoj se do t’i lere nje boshllek te madh Vllaznise si ne mesin e fushes ashtu edhe ne tranzicionet pozitive qe perdor kjo skuader sepse eshte nje lojtar shume i shpejte, agresiv por edhe qe pason mire.

Me Vjen mire qe Balaj e gjeti golin sepse ai eshte shume i rendesishem per nje sulmues dhe per vazhdimesine e tij. Ai po has veshtiresi sepse ne futbollin shqiptar, kundershtari me shume i kushton rendesi prishjes se lojes sesa ndertimit te saj. Mbrojtesit kundershtare dublohen dhe mundohen t’i prishen lojen Balajt dhe ai nuk e ka te lehte te beje ate se çfare di te beje.

Goli i shenuar ndaj Partizanit besoj se do ta liroje dhe fale edhe pervojes se tij, do te jete me i lirshem dhe do te beje edhe me mire per veten dhe skuadren”- eshte shprehur Klevis Dalipi./SHKODRA-SPORT.COM/