HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMesfushori shkodran Abaz Karakaçi largohet nga Elbasani. Kapiteni nuk ka rënë dakord...

Mesfushori shkodran Abaz Karakaçi largohet nga Elbasani. Kapiteni nuk ka rënë dakord për kontratën

Elbasani eshte ngjitur pak dite me pare ne Superiore dhe duket se planet e drejtuesve te ri per sezonin e ardhshem jane shume ambicioze dhe me ide te qarta per te ndertuar nje ekip pretendent. Per kete arsye ka nisur edhe merkatoja teksa kane nisur te lakohen edhe emrat e pare te lojtareve qe mund te veshin fanellen e tij.

Por nderkohe nga Elbasani do te kete edhe largime, madje te rendesishme. I pari qe e ka bere kete gje eshte kapiteni Abaz Karakaçi. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kapiteni përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori shkodran shkruan që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës për shkak të mos rënies dakort për kontratën.

“Nga dita e sotme nuk do të jem më pjesë e ekipit të Elbasanit! Duke mos rënë dakort për vazhdimin e kontratës”, shkruan ai teksa ka postuar një foto gjatë një ndeshje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments